Montimi i ndërprerësve 400kV në NS Kosova B

Montimi i ndërprerësve 400kV në NS Ferizaji 2

Montimi i ndërprerësve 220kV në NS Kosova B

Punimet në ndërtimin e Nënstacionit 35-10kV në Mitrovicë dhe Skenderaj

Montimi dhe lidhja mbrojtjeve ,komnadimit sinjalizimit si dhe i komplet anës sekondare në NS Kosova A

Punime në lartëpërçuesit 35kV

Ndërtimi i bazamenteve për shtyllat e lartëpërçuesit 35kV

Prodhimi i shtëpizave dhe kompletimi i Trafostacioneve distributive

Mirë Se Vini!

Ndërrmarja “Monting “u themelua në vitin 1993 në Prishtinë .Në fillim u punua në instalimet elektrike të objekteve të vogla dhe të mesme si dhe në kompletimin e Trafostacioneve distributive.
Në vitin 1995 u themelua reparti për riparimin e transformatorëve energjetik i cili u tregua si shumë i suksesshëm .Gjatë periudhës 1995-1998 sa funksionoi ky repart u riparuan mbi 200 transformator të fuqisë prej 30-630 kVA.
Shkatërrimet e luftës e prekën edhe ndërrmarjen “Monting” për shkak se të gjitha mjetet e punës dhe punëtoria ishin të djegura, prandaj u desh që gjithçka të niset nga e para.
Vullneti i madh dhe profesionalizmi ndikoi që ndërrmarja të ngritet sërish por tani me hapa shumë të shpejtë.
Fillimisht u punua sërish në riparime të Transformatorëve dhe në kompletimin e Trafostacioneve .
Montingu pas luftës punoi në riparimin dhe kompletimin e shumë trafostacioneve të tensionit të mesëm si trafostacioni në Gurëthyesin te kroni i Mbretit 2X630 kVA 10/0.4 kV si dhe Trafostacioni i Gurëthyesit në Çikatovë 35/10 kV.
Gjatë gjithë kësaj kohe stafi i Montingut u plotësua me kuadro të reja dhe specialistë të fushave të ndryshme si elektrikë dhe makineri.
Më tutje Montingu punoi në kompletimin edhe montimin e Trafostacioneve të reja si dhe ndërtimin e largëpërquesve të rinj të tensionit të mesëm 10(20)kV si dhe rrjeta të tensionit të ulët 0.4 kV ,si ndërtimi i LP ajror në Ferizaj nga Ferizaji 3 deri në Bibaj si dhe ndërtimi i LP ajror dhe ndërtimi i trafostacionit shtyllë në fshatin Tankosiq-Ferizaj,ndërtimi i LP ajror dhe Trafostacioneve blindë në Ajvali ,Bërnicë si nënkontraktor të Parsonsit etj.. Me Shume