Për Ne

Ndërrmarja “Monting “u themelua në vitin 1993 në Prishtinë .Në fillim u punua në instalimet elektrike të objekteve të vogla dhe të mesme si dhe në kompletimin e Trafostacioneve distributive.
Në vitin 1995 u themelua reparti për riparimin e transformatorëve energjetik i cili u tregua si shumë i suksesshëm .Gjatë periudhës 1995-1998 sa funksionoi ky repart u riparuan mbi 200 transformator të fuqisë prej 30-630 kVA.
Shkatërrimet e luftës e prekën edhe ndërrmarjen “Monting” për shkak se të gjitha mjetet e punës dhe punëtoria ishin të djegura, prandaj u desh që gjithçka të niset nga e para.
Vullneti i madh dhe profesionalizmi ndikoi që ndërrmarja të ngritet sërish por tani me hapa shumë të shpejtë.
Fillimisht u punua sërish në riparime të Transformatorëve dhe në kompletimin e Trafostacioneve .
Montingu pas luftës punoi në riparimin dhe kompletimin e shumë trafostacioneve të tensionit të mesëm si trafostacioni në Gurëthyesin te kroni i Mbretit 2X630 kVA 10/0.4 kV si dhe Trafostacioni i Gurëthyesit në Çikatovë 35/10 kV.
Gjatë gjithë kësaj kohe stafi i Montingut u plotësua me kuadro të reja dhe specialistë të fushave të ndryshme si elektrikë dhe makineri.
Më tutje Montingu punoi në kompletimin edhe montimin e Trafostacioneve të reja si dhe ndërtimin e largëpërquesve të rinj të tensionit të mesëm 10(20)kV si dhe rrjeta të tensionit të ulët 0.4 kV ,si ndërtimi i LP ajror në Ferizaj nga Ferizaji 3 deri në Bibaj si dhe ndërtimi i LP ajror dhe ndërtimi i trafostacionit shtyllë në fshatin Tankosiq-Ferizaj,ndërtimi i LP ajror dhe Trafostacioneve blindë në Ajvali ,Bërnicë si nënkontraktor të Parsonsit etj..
Në gusht të vitit 2001 Montingu e kreu instalimin elektrik të rrymave të forta dhe të dobëta të komplet të qendrës së re tregtare në Breg të Diellit si kontraktor i ndërmarjes Publike Banesore në Prishtinë me rreth 150 lokale afariste.
Në mars të vitit 2002 Montingu e fitoi tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e Trafostacionit automatik në KFOR -FILM CITY PRISHTINË ku me bllok lidhjen e gjeneratorëve të fuqisë 3X1650 kVA me 3 transformatorë 3X 1600kVA si dhe nga furnizimi i KEK-ut me tension të mesëm 10 kV u fitua një trafostacion automatik unikat për Kosovë ku në mënyrë automatike ndërrimi i tensionit rrjetë -gjeneratorë bëhet në anën e tensionit të mesëm 10 kV.Në kuadër të këtij projekti ishte edhe ndërtimi i një unaze të tensionit të mesëm 10 kV brenda kampit të KFOR-it me katër Trafostacione të fuqisë 1000 kVA .ky projekt përfundoi me sukses të plotë në gusht të vitit 2002.
Që nga ajo kohë Montingu punoi në shumë projekte për KFOR-in si në FILM CITY ,KAMPIN GJERMAN ,KAMP VILE për KFORIN FINLANDEZ.

Në maj të vitit 2003 Montingu si nënkontraktor i SIEMENS-it morri pjesë në ndërtimin e Trafostacioneve të reja 35/10 kV 3X 8 MVA në Skenderaj dhe Mitrovicë si nënkontraktor i vetëm i punëve elektrike.Që nga ajo kohë Montingu u bë partner lokal i SIEMENSIT në Kosovë për të të gjitha punët rreth projekteve në lëmin e Energjetikës dhe Telekomunikacionit në Kosovë.
Montingu punoi në implementimin e shumë projekteve në Kosovë për Siemensin si :
-Kreyrja e punëve elektrike rreth ndërtimit të trafostacionet e reja 2X40 MVA 220/35/10(20) kV në Podujevë dhe 2X40 MVA 110/10(20)kV në Prishtinën 5.
-Montimi dhe energjizimi i Transformatorit 400 kVA 400/220 kV në Kosovën B .
-Montimi i Transformatorit të ri 150 MVA, 220 /110 kV në Kosovën A.
Ndërtimi i dy trafostacioneve të reja 2X31.5 MVA 110/10(20) kV PEJA 2 dhe VUSHTRRIA 2 si dhe rekonstruimi i STABILIMENTIT SHPËRNDARËS 220 kV në GLLOGOVC ku Montingu ka punuar si nënkontraktor i SIEMENS-it .
Në vitet 2004-2005 montingu ka kryer Projektin e madh për rekonstruimin e rrjetave të KEK-ut nëpër të gjitha distribucionet e KEK-ut (Prishtinë ,Pejë,Prizren ,Mitrovicë,Gjakovë,Gjilan,Ferizaj) e cila përfshinë rekonstruimin e rjjetave të tensionit të ulët 0.4 kV ,tensionit të mesëm 10 (20) kV si dhe ndërtimin e Trafostacioneve të reja të tipit Blindë të fuqive 630 kVA dhe 400 kVA.Vlera e projektit ka qenë 6 .5 milion €.
Në vitin 2006 e ka kryer projektin tjetër në Rekonstruimin e rrjetave të KEK-ut i emërtuar si “Përforcimi i rrjetit distributiv të KEK-ut” nëpër të gjitha distribucionet e KEK-ut (Prishtinë ,Pejë,Prizren ,Mitrovicë,Gjakovë,Gjilan,Ferizaj) e cila përfshinë ndërtimin e rrjetave të reja të tensionit të ulët 0.4 kV ,tensionit të mesëm 10 (20) kV si dhe ndërtimin e Trafostacioneve të reja të tipit Blindë të fuqive 630 kVA dhe 400 kVA dhe trafostacioneve të reja të tipit shtyllë. Vlera e projektit është 3.3 milion €.

Në vitin 2007 e ka kryer projektin tjetër në Rekonstruimin e rrjetave të KEK-ut i emërtuar si “Përforcimi i rrjetit distributiv të KEK-ut” Ref: KCBC -07-0636 nëpër të gjitha distribucionet e KEK-ut (Prishtinë ,Pejë,Prizren ,Mitrovicë,Gjakovë, Gjilan,Ferizaj) e cila përfshinë ndërtimin e e linjave kabllore dhe LP ajror tensionit të mesëm 10 (20) kV. Vlera e projektit është 3.23 milion €.
Në vitin 2008 e ka kryer projektin tjetër në Rekonstruimin e rrjetave të KEK-ut i emërtuar si “Përforcimi i rrjetit distributiv të KEK-ut” nëpër të gjitha distribucionet e KEK-ut (Prishtinë ,Pejë,Prizren ,Mitrovicë,Gjakovë,Gjilan,Ferizaj) e cila përfshinë ndërtimin e rrjetave të reja të tensionit të ulët 0.4 kV ,tensionit të mesëm 10 (20) kV si dhe ndërtimin e Trafostacioneve të reja të tipit Blindë të fuqive 630 kVA dhe 400 kVA dhe trafostacioneve të reja të tipit shtyllë. Vlera e projektit është 5.8 milion €.

-Gjatë veprimtarisë së vet Monting-u ka kryer shumë shqyrtime të pajisjeve elektrike të niveleve të ndryshme të tensionit për kompani të ndryshme si Termokosi –Prishtinë, Metaliku Gjakovë ku janë kryer shqyrtimet e komplet mbrojtjeve, tokëzimeve.
-Montingut gjithashtu ka marrë pjesë në komisionimin e objekteve që i ka kryer SIEMENSI në objektet e përmendura më lartë dhe i ka kryer të gjitha shqyrtimet e rezistencës së izolimit të pajisjeve të tensionit të mesëm, si dhe matjet e sistemeve të tokëzimit (tensioni I hapit, prekjes, rezistenca e tokëzimit)

Monting ka kryer shumë projekte në KOSTT si rehabilitimi i pajisjeve të tensionit të lartë në NS Prizreni1, Ndërrimi i ndërprerësve 110kV në nS Prishtina 1 dhe 2, Rehabilitimi i komplet pajisjeve të tensionit të lartë në 11 fusha në anën 220kV si dhe në 5 fusha të anës 400kV,Rehabilitimi i pajisjeve për shpenzime vetanake në NS 400/220kV Kosova B etj.
Në vitin 2011,2012 dhe 2013 monting fitoi projekte në dislokimin e rrjetave të tensionit të ulë 0.4kV ,dislokimin e linjave 10(20)kV dhe dislokimin e LP 35kV në Autostradën Morinë-Prishtinë .

Përveç punëve në lëmin e energjetikës montingu ka kryer edhe mjaftë objekte që kanë të bëjnë me telefoni dhe telekomunikacion si ndërtimi i rrjetave të telefonisë fikse në Drenas në gjatësi 13 km si dhe në lagjen e Spitalit në gjatësi 9 km.
Lista e zgjeruar e referenceve do ti bashkangjitet në vazhdim ku mund të shihet veprimtaria e Montingu-t nga viti 1999-2013.