Themelimi 

Monting u themelua në vitin 1993 në Prishtinë, si një nga ndërmarrjet e para private në sektorin e energjetikës. Fillimisht, fokusi kryesor ishte kompletimi i Trafostacioneve distributive dhe realizimi i instalimeve elektrike në objektet e banimit dhe ato industriale.

Fillimet

Në vitin 1995, Monting themeloi repartin për riparimin e transformatorëve shpërndarës 10/0.4kV deri në 1600kVA. Për të siguruar cilësi të lartë, kompania trajnoi stafin me ekspertë nga prodhuesit kryesorë të transformatorëve në rajon. Nga viti 1995 deri në vitin 1998, u riparuan me sukses mbi 300 transformatorë, duke krijuar një reputacion të fortë në tregun lokal.

Ecuria

Vitet kalonin dhe ndërmarrja Monting u zhvillua më shumë duke u plotësuar me stafin më profesional dhe u shndërrua në ndërmarrjen lidere në sektorin e energjetikës në Kosovë.

Nga viti 2002, Montingu punoi në implementimin e projekteve kapitale në sektorin e energjetikës dhe telekomunikacionit në KEK, KOSTT, PTK, KFOR etj.

Gjatë periudhës kohore 2003-2010, Montingu implementoi për KEK-un shumicën e projekteve kapitale në rikonstruksionin e rrjeteve shpërndarëse në të gjitha nivelet distributive 0.4kV ,10(20)kV dhe 35kV në të gjitha distriktet e Kosovës.

Gjatë periudhës kohore 2002-2005, punoi në ndërtimin e implementimin e projekteve në rrjetet e tensionit të ulët dhe të mesëm për KFOR-in, në shtabin e përgjithshëm në Film City, Prishtinë, në kampin në Prizren, në Kamp Ville në Lipjan etj.

Nga viti 2003, Monting-u ishte pjesë aktive dhe bartës kryesor në implementimin e shumicës të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës Energjetike të Kosovës respektivisht në ndërtimin dhe rehabilitimin e nënstacioneve 110kV, 220kV dhe 400kV të KOSTT-it. Monting ka marrë pjesë në ndërtimin dhe më vonë edhe zgjerimin e 2 Nënstacioneve të reja 400kV si dhe rehabilitimin e Nënstacionit kryesor 400kV Kosova B ,ndërtimin ose rehabilitimin e 7 Nënstacioneve 220kV dhe 28 Nënstacioneve 110kV.

Nga viti 2013 deri në vitin 2020, Monting-u mori pjesë në implementimin e shumicës së projekteve të dislokimeve të rrjeteve të tensionit të ulët dhe të lartëpërçuesve deri në 35kV për Autostradën Morinë-Merdare dhe Autostradën Han i Elezit–Prishtinë, si nënkontraktor i Bechtel & Enka-s.

Që nga viti 2013, Monting-u në vazhdimësi është duke punuar në projektet për rikonstruksionin e rrjeteve të tensionit të ulët dhe të mesëm për KEDS(Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a.)

Monting-u implementoi edhe shumë projekte të financuara nga instritucionet publike dhe shtetërore si disa komuna,ministria e brendshme ,policia si ndriçimi publik,ndriçimi i brendshëm etj.

Prodhimi

Që nga viti 2010, Monting-u ka themeluar fabrikën për prodhimin e produkteve metalike, si: ormanët e tensionit të ulët, shtëpizat e trafostacioneve shpërndarëse si dhe konstruksionet metalike.
Monting-u i ka certifikuar me type teste shumicën e produkteve sipas standardeve IEC si ormanat e tensionit të ulët ,shtëpizat metalike të Trafostacioneve .
Aktualisht monting-u është furnizuesi kryesor i ormanëve të tensionit të ulët dhe shtëpizave metalike në tregun vendor për sektorin privat dhe një ndër furnitorët kryesor për KEDS.